BE-ja miraton marrëveshjen për Brexitin

25 nëntor 2018 | 14:11

Marrëveshja e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) është miratuar nga udhëheqësit e BE-së.

27 udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së kanë dhënë mbështetjen e tyre, pas më pak se një ore diskutimesh në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka sinjalizuar në fakt që të shtunën se marrëveshja do të miratohej, pasi Spanja është tërhequr në moment të fundit kërcënimin për vendosjen e vetos, për shkak të shqetësimeve mbi Gjibraltarin.

Tani marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti britanik, ku shumë deputetë janë kundër.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ishte i pari që e dha lajmin për nënshkrimin e marrëveshjes, përmes një postimi në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka bërë me dije se një anije e rojës…