BE-ja nuk rinovon kontratën me AstraZeneca për doza të tjera

09 maj 2021 | 18:05

Bashkimi Europian duket se do të heqë dorë nga vaksina e AstraZenecas. Siç bëri të ditur komisioneri për tregun e brendshëm Tierri Breton, blloku nuk ka bërë ende porosi të reja përtej qershorit, kur përfundon edhe kontrata me kompaninë britaniko-suedeze.

Komisioni nisi muajin e kaluar një aksion ligjorkundër AstraZenecas për mosrespektim të kontratës për furnizimin me vaksina, dhe për mospasjen e një plani të besueshëm për sigurimin në kohë të dozave.

“Nuk kemi porosi të reja pas qershorit. Do të shohim cfarë do të ndodhë”, tha komsioneri europian, por duke theksuar se ajo e AstraZenecas ishte një vaksinë shumë e mirë.

Breton njoftoi gjithashtu se pret që kostot e porosive të fundit të BE për më shumë vaksina të Pfizer mund të jenë me të larta se ato të mëparshmet.

Brukseli nënshkroi një kontratë të re me Pfizer dhe Biontech për sigurimin e 1.8 miliardë dozave të vaksinës në vitet 2021-2023.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre anëtarëve të familjes Haliti, Afrimit, Elfetës dhe Ferdinazes, iu…