BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

13 qershor 2025 | 14:10

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke theksuar se po e ndjek me vëmendje këtë rast dhe pret nga Serbia të respektojë plotësisht procedurat ligjore.

Në një përgjigje zyrtare për “Dukagjinin”, BE-ja ka deklaruar: “BE-ja po ndjek nga afër arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe. Ne presim që autoritetet serbe të respektojnë dhe të sigurojnë zbatimin e rregullt të procedurës ligjore.”

Ky reagim vjen pas reagimeve të autoritetet kosovare për mënyrën e arrestimit të Spahiut dhe pasigurinë mbi trajtimin e tij në ndalim.

BE-ja rikujton detyrimin për respektimin e të drejtave themelore dhe garantimin e një procesi të drejtë ligjor, në përputhje me standardet dhe vlerat themelore evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar kërkesë…