BE-ja refuzon ta njohë Lukashenkën si president të Bjellorusisë

24 shtator 2020 | 11:48

Bashkimi Evropian refuzon ta njohë Alyaksandr Lukashenkën si president të Bjellorusisë, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“BE-ja nuk i njeh rezultatet e falsifikuara [të zgjedhjeve në Bjellorusi]. Bazuar në këtë, i ashtuquajturi inaugurim i 23 qershorit dhe mandati i ri, i pretenduar nga Alyaksandr Lukashenka, nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik”, tha përmes një deklarate Borrell.

“Ky ‘inaugurim’ bie ndesh me vullnetin e pjesës më të madhe të popullsisë bjelloruse”, shtoi ai.

Zgjedhjet në Bjellorusi janë mbajtur më 9 gusht, por opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se votimet janë manipuluar, në favor të Lukashenkës.

Që atëherë, mijëra bjellorusë, përkundër shtypjeve nga policia, protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkës.

Të mërkurën, në një ceremoni të paparalajmërur, Lukashenka bëri betimin për mandatin e gjashtë presidencial./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuhet se statistikat, shpesh flasin shumë, por fshehin të njëjtën…