BE-ja shtyn vendimin për hapjen e kufijve të jashtëm, kjo është arsyeja

28 qershor 2020 | 21:09

Lista e propozuar e BE-së për vendet, qytetarët e të cilave do të lejoheshin të udhëtojnë në Evropë përmban katërmbëdhjetë vende: Algjeri, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Mal të Zi, Marok, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji.

Kina është shtuar, në kushtet e reciprocitetit për të lejuar udhëtarët e BE-së të hyjnë brenda.

Udhëtarët nga Andorra, Monaco, Vatikani dhe San Marino pranohen gjithashtu në BE nga 1 korriku.

Lista nuk përfshin Shtetet e Bashkuara dhe paraqet një goditje të madhe për imazhin amerikan globalisht.

Që një vend të pranohet në listën e hyrjes, propozimi i BE-së përcakton disa kritere epidemiologjike. Në veçanti, një normë e rasteve të reja të Covid-19 afër ose më poshtë se 16 për 100,000 banorë (mesatarja në BE) gjatë 14 ditëve të fundit.

“Ishtë e vështirë të parashikosh një rezultat,” i tha një burim diplomatik i BE-së, agjensisë së lajmeve “AFP”, por “presidenca shpreson të jetë në gjendje të votojë të hënën”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vushtrria është fituese e Kupës së Republikës së Kosovës në…