BE-ja uron Kosovën për qeverinë e re

03 qershor 2020 | 15:19

Bashkimi Evropian ka uruar qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Pandemia e koronavirusit do të mbetet një sfidë e përbashkët për të ardhmen e parashikueshme dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën e saj europiane. Kjo do të kërkojë përpjekje të vendosura për reforma për të forcuar sundimin e ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

“Një rifillim i shpejtë i Dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak është thelbësore për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i ndihmuar nga BE është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen europiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj”, thuhet më tutje në deklaratë.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për media pas…