BE-ja uron Kuvendin për miratimin e IPA 2018

22 gusht 2019 | 14:16

Bashkimi Evropian në Kosovë ka përgëzuar Kuvendin që shkoi, për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, ky vendim siguron se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformat në qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim e punësim.

“Urime Kuvendit në largim të Kosovës për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Vendimi juaj siguron vazhdimin e mbështetjes nga BE-ja në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim, punësim”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatës së Pavarur (FSP) të Postë Telekomit të…