BE mban mbyllur kufinjtë për shqiptarët edhe në gjatë muajit gusht

31 korrik 2020 | 16:23

Bashkimi Europian ka përditësuar sot listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Shqipëria nuk lejohet nga BE për shkak të numrit të madh me koronavirus.

Për pasojë, shqiptarët nuk mund të rezervojnë as udhëtime tranzit që kalojnë në një prej vendeve të BE-së sepse nuk lejohen të ulen në aeroporte.

Vetëm rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë janë të mbyllur. Për momentin shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Kjo është “dhurata” që qeveria Rama po u bën shqiptarëve me masat që ka marrë për ta luftuar koronavirusin!/kohajone/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme…