
Beatrix shfaqet me këmbë të nxira
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka zbuluar së fundmi se do të rikthehet në muzikë pas 3-vitesh mungesë dhe duket se projekti i ri do të jetë vërtetë bombastik.
Gjithashtu këngëtarja zbuloi se ka bashkuar forcat me artistin Eugent Bushpepa, me të cilin publikoi një foto në rrjete sociale.
Ajo nuk tregoi shumë detaje, por na bëri të ditur se kënga do të mbajë titullin “Dancing with the evil” (Duke kërcyer me djallin).
Beatrix i ka realizuar xhirimet për videoklipin e këngës së re dhe duket se për të ka bërë sakrifica të shumta. Ajo ka postuar një foto në të cilën shihet me këmbë të nxira dhe gërvishtje. Siç duket asaj i është dashur të xhirojë në terrene të vështira për të realizuar videoklipin perfekt. “Nuk është e lehtë të kërcesh me djallin… pasojat… prapaskena 1,2,3 aksion”, ka shkruar Beatrix përkrah fotos së këmbëve.
