Bebe Rexha, 10 milionë ndjekës në ‘Instagram’

12 dhjetor 2019 | 12:14

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha tashmë ka prekur majat e famës dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale shtohen çdo ditë.

Së fundmi këngëtarja ka arritur 10 milionë ndjekës në ‘Instagram’ dhe këtë gjë e ka festuar me një video shumë të veçantë.

Bebe ka bërë bashkë në një klip çaste të ndryshme nga jeta e vet qëkur ishte e vogël e deri në ditët e sotme.

“10 milionë prej jush… e pabesueshme. Nuk dua të jem e fiksuar pas numrave, por është një bekim të kesh një audiencë. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Faleminderit Rexharst e mi të bukur! Ju dua shumë. Ne e bëmë këtë gjë bashkë”, ka shkruar Bebe në një postim në ‘Instagram’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha tashmë ka prekur majat…