Bebe Rexha dhe Dua Lipa sërish garojnë në të njëjtën kategori në MTV Awards 2019

25 korrik 2019 | 11:35

MTV ka shpallur zyrtarisht nominimet për “MTV Video Music Awards 2019”.

Ariana Grande dhe Taylor Swift dominojnë me nga dhjetë nominime secila, në kategoritë e rëndësishme duke përfshirë “Videoja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit pop”.

Shfaqja e çmimeve është paraparë të mbahet më 26 gusht, në orën 20:00 (sipas orës lokale në ShBA).

Ngjarjet e ndryshme botërore nuk kanë se si bëhen pa shqiptarë, artistet Dua Lipa dhe Bebe Rexha edhe në MTV VMA 2019, kanë përfunduar të nominuara në të njëjtën kategori: “Kënga më e mirë elektronike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hotelet janë ato që i bëjnë pushimet çlodhëse ose jo,…