Bebe Rexha fushatë në rrjetet sociale

11 prill 17:04

Këngëtarja Bebe Rexha vijon të japë mesazhe përmes rrjeteve sociale sa i përket standardeve të bukurisë, të cilat nuk duhet të ekzistojnë.

Ajo ka inkurajuar ndjekësit e saj që të shkëputen nga trendi i fotove të edituara e ndërhyrjeve për të arritur perfeksionin.

Së fundmi, Bebe ka nisur një fushatë. Duke postuar fotografitë e linjave të saj në rroba banjoje, ajo i ka kërkuar fansave që t’i dërgojnë foto e video të trupave të tyre me linja të kolme apo të holla me thirrjen #EverybodyIsBeautiful (Çdokush është i bukur).

Përgjigja e ndjekësve ndaj kërkesës së këngëtares me origjine shqiptare ka qenë masive duke bërë që një numër i madh të dërgojnë shkrepjet e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra guximtarë të sporteve të dëborës dolën me bikini dhe…