Rusët sfidojnë acarin, marrin pjesë me bikini në festivalin e skive

11 prill 2021 | 16:59

Qindra guximtarë të sporteve të dëborës dolën me bikini dhe mbathje plazhi për festivalin vjetor alpin  “BoogelWoogel” në Soçi, në Rusi.

Pjesëmarrësit e kaluan javën duke marrë pjesë në festival, ndërsa sfidonin temperaturat e motit dhe nuk vishnin asgjë në dëborë.

Ngjarja vjetore filloi të mërkurën, më 7 prill dhe zgjati deri ditën e sotme.

Shumica e pjesëmarrësve dolën në pistat e skive me kostume  noti, pantallona të shkurtra dhe bikini, pa maska mbrojtëse kundër Covid-19.

Festivale të tilla janë bërë të njohura në vendpushimet e skive  në Rusi për të shënuar fundin e sezonit të dimrit.  Në vitin 2019 festivali është vizituar nga 30.000 turistë të cilët festonin në dëborë nën ritmin e muzikës.

“Ne pamë guximin e vërtetë, rezistencën ndaj të ftohtit dhe kjo ishte një surprizë edhe për organizatorët,” tha  Nikita Girin, një nga organizueset e festivalit.

“As dëbora, as shiu, as acari nuk mund të na ndalojnë.”

Këtë viti morën pjesë rreth 738 persona nga mosha 16 deri në 70 vjeç në festival.

Ata përkraheshin edhe nga 30 mijë persona tjerë, që kishin shkuar për t’i parë nga afër në një lartësi mbidetare prej mbi 1.100 metrave.

Ky festival po mbahet çdo dimër prej vitit 2016 dhe organizatorët synojnë që çdo herë e më shumë ta zgjerojnë listën e pjesëmarrësve, raporton DailyMail./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka vazhduar me serinë e fitoreve duke mposhtur në…