Bebe Rexha ndahet nga partneri: Ke shtuar 15 kg, fytyra të ka ndryshuar

18 korrik 2023 | 15:00

Bebe Rexha është ndarë nga partneri i saj sepse ai ka thënë se është shëndoshur dhe pamja e saj ka ndryshuar.

Këngëtarja e famshme shqiptare postoi javën e kaluar një “screenshot” (të fshirë më vonë) nga biseda me Keyan Safyrari, ku mund të lexoheshin kritika mbi faktin që ajo kishte shtuar 15 kg.

“Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që ta thashë… Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë… Doje që të gënjeja? Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë”, i ka shkruar partneri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Bajrush Xhemajli Është një shprehje te ne shqiptarët, e…