Bebe Rexha në Shqipëri, për të prekurit nga tërmeti / “Në vena më rrjedh gjak shqiptari”

02 dhjetor 2019 | 15:10

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka mbërritur së bashku me të atin në fshatin Bubq, për t’i ardhur personalisht në ndihmë të prekurve nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Bebe u shpreh për mediat se qëllimi i vizitës së saj është të ndërgjegjësojë opinionin ndërkombëtar, si dhe të gjejë zgjedhjen më të mirë të mundshme për shumën e parave të mbledhura, duke ndërtuar dy shtëpi për dy familje të prekura nga tërmeti.

Këngëtarja shqiptare duket se ka menduar edhe për fëmijët, pasi tregon në një video në “Instagram” një valixhe të mbushur plot e përplot me karamele.

Risjellim në vëmendje se përmes “GoFondMe”, Bebe Rexha ia doli që brenda pak ditëve të mblidhte 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

Ajo u shpreh gjithashtu se pavarësisht famës, i mbetet besnike gjakut dhe origjinës. “Në venat e mia rrjedh gjak shqiptari (…) Të dua Shqipëri”- tha Bebe Rexha në fund të prononcimit për mediat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 75-vjetorin e lindjes, anëtarë të Kryesisë së LDK-së kanë…