Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e fansave

08 prill 11:07

Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, bukuroshja bionde ka zbuluar se vazhdon angazhimet me projektet e reja muzikore. Artistja shqiptare ka qenë duke punuar rreth albumit të saj të ri, i cili pritet të hidhet së shpejti në platforma muzikore.

Në një postim në “Instastory”, Bebe u shfaq me të brendshme e me një rrobëdeshambër, teksa po përgatitej për shfaqjen publike. Ajo ishte duke u grimuar, ndërsa ekipi i saj i rregullonte flokët.

Projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha titullohet “Sacrifice”, këngë kjo e cila mori mbi nëntë milionë klikime në “YouTube”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi dhe Milani janë klube që gëzojnë marrëdhënie të mira…