Juve dhe Milani projektojnë shkëmbimin e yjeve

08 prill 2021 | 11:03

Juventusi dhe Milani janë klube që gëzojnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe herë pas here kanë shkëmbyer e kanë shitur lojtarë mes tyre.

Një tjetër shkëmbim mund të vijë në verë. Juventusi po punon për të gjetur një destinacion për Frederico Bernardeschin, ndërsa te Milani është në dyshim të madh rinovimi me Alessio Romagnolin. Këtij të fundit i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk ka pasur pajtim për rinovimin.

Nga Italia mësojnë se Milani dhe Juve kanë projektuar një shkëmbim mes tyre. Romagnoli do ta zinte vendin e Chiellinit në prag të pensionit te Juve, ndërsa Bernardeschi do të merrte rol të rëndësishëm në ofensivën e Stefano Piolit. Ky shkëmbim ka miratimin e Mino Raiolas, agjent i të dy lojtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Landi gjerman i Bavarisë ka njoftuar nënshkrimin e një “kontrate…