Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

28 korrik 2021 | 16:07

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës.

Burime brenda PDK-së, i kanë thënë gazetës “Epoka e re” se kandidatura e Hamzës për kryetar të Mitrovicës është punë e kryer.

“Kandidatura e Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës është punën e kryer. Së shpejti pritet të bëhet edhe zyrtarizimi”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se Bedri Hamza është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Mitrovicë. Ai gëzon përkrahje jo vetëm nga strukturat e PDK-së, por edhe nga një numër i madh i mitrovicasve.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anjeza Bellanica, e cila ndërroi jetë në aksidentin e komunikacionit…