Bedri Istrefi takon Sindikatën Profesionale të Telekomit

02 prill 2019 | 14:55

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, në vazhdën e zhvillimeve të fundit në Telekom, sot ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës Profesionale të Telekomit të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje, sfidat dhe vështirësitë, si dhe strategjinë e zhvillimit të kompanisë sonë.

“Padyshim që sindikata luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe ruajtjen e mirëqenies së tyre, por edhe në arritjen e synimeve strategjike, për zhvillimin e kompanisë sonë. Unë shpreha gatishmërinë time që të diskutoj për çdo çështje me interes të përgjithshëm për Telekomin e Kosovës”, ka shkruar kryeshefi i Telekomit në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Bedri Istrefi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) nëpërmjet…