BEDRI SHALA E BEKIM BERISHA

13 shkurt 2022 | 21:27


Nga Agron Krasniqi

N’ Junik të Dukagjinit
Shkja tankun ta ndala
S’ të fal Drenica kuqe
Mua m’ thonë Bedri Shala

Bjeshka e Gjeravicës
E lëshoi një zë
Mblidhni forcat vllezër
Bedriu paska rënë

Eh, vëlla Bedri
Ç’ po të rrjedh plaga gjak
Mos ma bëj hallall
Po nuk mora hak

Kështu tha ABEJA
Bedriun kur e pa
Plaga jote zemrën
Në dysh ma ka nda

Ç’po kërcasin pushkët
Plumbat qajnë dhe lisa
Trembet fort armiku
Nga Bekim Berisha

Ku e kam ABEJEN
Dua me parë me sy
Ai është n’log t’ mejdanit
Po merr hak për ty

Lotojnë dru e gur
Për këta dy trima
Me gjakun e tyre
Na u skuq lëndina

Bashkē kaluan bjeshkët
Bashkë nëpër beteja
Bashkë në përjetësi
Bedriu dhe ABEJA

Shkurt 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka mundur Bashkimin me rezultat 76:62 (19:26, 18:10, 16:15,…