Befasohet kampioni i botës në Formula 1, nuk ‘lejohet’ të drejtojë një makinë Mercedes

26 dhjetor 2023 | 16:28

Max Verstappen është padyshim ndër pilotët më të mirë të momentit në Formula 1, pasi me Red Bullin e tij ka fituar dy tituj kampionë radhazi, mirëpo pavarësisht shpejtësisë skëterrë, që makinat arrijnë në gara të tilla, sërish kjo gjë nuk mjafton, që 26-vjeçari holandez, të ngasë një makinë Mercedes-Benz GT, që arrin shpejtësinë 300 km/orë.

Ngjarja e çuditshme u regjistrua në Portugali, ku super-piloti i Red Bull shkoi për pushime së bashku me miqtë e tij dhe shkoi për të marrë me qera pikërisht makinën e lartpërmendur, mirëpo kompania që ofronte këtë shërbim, nuk ia mundësoi diçka të tillë dhe arsyeja mund të thuhet se ishte “e pabesueshme”.

Në Portugali duhet të kesh mbushur 30 vjeç për të pasur mundësinë të drejtosh një makinë që arrin shpejtësi të atillë. Natyrisht zhgënjyese për pilotin, por kompania është detyruar të zbatojë ligjin, teksa Verstappen është mjaftuar me një BMË M5 gjatë pushimeve të tij portugeze, makinë që gjithsesi arrin shpejtësinë konsiderueshme prej 250 km/orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës janë tronditur këtë fundvit nga çmimi i…