Begaj del me deklaratë pas takimit me Kurtin

26 mars 2023 | 12:45

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Vlerësova lart maturinë dhe kurajon e treguar nga kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë. Theksova se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Begaj ka treguar se në këtë takim ka shprehur gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht. “Ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht”, ka shkruar Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e masakrës në…