Osmani nga Krusha e Madhe: Ne luftuam për liri, ta mbrojmë këtë të vërtetë që po mundohet të tjetërsohet

26 mars 2023 | 12:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, ka thënë se plagët nga kjo masakër janë ende të hapura e disa nga viktimat ende të zhdukura.

Osmani ka thënë se duhet të ruhet e vërteta e Kosovës e cila po mundohet të tjetërsohet, raporton Ekonomia Online.

Tutje, ajo ka thënë se nuk do të ketë paqe në rajon pa u zbardhur fati i viktimave dhe pa u vendosur drejtësia për gjenocidin që Serbia kreu në Kosovë.

“Është vështirë për të gjetur fjalë që e përshkruajnë dhimbjen. Teksa kujtojmë këtë ditë tmerri, plagët e Krushës ende janë të hapura. Për më shumë se 20 vjet fati i Ukshin Hotit dhe viktimave të tjera ende nuk dihet. Ndaj sot dhe gjithnjë nuk do të ndalemi që autorët të dalin para drejtësisë dhe që fati i Ukshin Hotiit dhe viktimave të tjera të zbulohet”.

“Ne duhet të besojmë e të angazhohemi që ta mbrojmë të vërtetën që po mundohet të tjetërsohet. E kemi borxh për gjeneratat e ardhshme që ta ruajmë të vërtetën”.

“E drejta është se Kosova bëri luftë për paqe, e Serbia bëri gjenocid. Nuk mund të ketë paqe në rajon pa zbardhjen e fatit të zhdukurve dhe pa vendosur drejtësinë. Sot Krusha frymon lirshëm si çdo pjesë e Kosovës, por me plagë të hapur. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën por mund ta ndryshojmë të ardhmen, për respektin për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”, tha Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në 24-vjetorin e masakrës së…