Begaj falënderon të gjithë donatorët që po përkrahin Malishevën

12 prill 2020 | 12:21

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe njëherë ka falënderuar të gjithë donatorët, si shoqatat, fondacionet, kompanitë dhe personat tjerë humanitar, të cilët në këto ditë i kanë qëndruar pranë kësaj komune, përmes sjelljes së donacioneve të ndryshme, duke filluar nga ushqimet, e deri në mjete mbrojtëse.

“Solidariteti si virtyti më i lartë i popullit shqiptar, edhe në këtë situatë pandemie, është duke u treguar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që nga dita e parë kur Malisheva është futur në karantinë, shumë humanistë, kompani, fondacione e shoqata, në vazhdimësi e kanë përkrahur popullatën e Malishevës dhe institucionet, prandaj në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur dhe na janë gjetur afër”, ka thënë Begaj.

Donatorët, e javës së fundit që kanë sjellë donacione për Malishevën, përmes shtabit komunal janë:

Furra “Pashtriku” nga 50 bukë në ditë, Hajrush Kavaja  1000 kg miell, rentacar “Gashi” 700 kg miell, Islamic Relief Kosova 90 pako ushqimore dhe 2 250 kg miell, Fondacioni “Labinot Tahiri” 100 pako ushqimore, shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” 100 pako ushqimore dhe 2 500 kg miell, kompania “Geomineral SH.P.K”  5 000 euro ushqime, mërgimtari nga Shkoza, Muhamet Bytyqi (Gjermani) 2 000 euro ushqime, Reshit Sylë Gashi 200 kg miell, ASB (Dafina Hoxha) 500 maska, Hajrullah Kryeziu  360 dorëza, “Art-Teks” 600 maska dhe 600 kapela, Istref Krasniqi 80 maska dhe kompania “Zona Park” dezinkfetim të objekteve të personave të prekur me COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, kryetari…