Begaj me bashkëpunëtorë, përkujton përvjetorin e 19 të sulmeve terroriste në ShBA

11 shtator 2020 | 14:23

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë përkujtoi, 11 shtatorin, në 19-vjetorin e sulmeve terroriste, që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht në kullat binjake.

“Ne do t’i kujtojmë qytetarët amerikan të vrarë dhe qytetarët tanë e çdo qytetarë tjetër që u vra nga këto sulme terroriste, po ashtu edhe ata që u përpoqën  për të shpëtuar jetën e njerëzve. Ishte koha jo e largët, nga ky sulm,  kur populli dhe shteti amerikan qëndroi bashkë me ne, kur u vranë dhe u masakruan shqiptarë të pafajshëm, prandaj do të jemi falënderues të përjetshëm ndaj ShBA-së për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot në  Kosovën e lirë, Sovrane dhe Demokratike”, ka thënë Begaj.

“Edhe sot e përherë do të jemi me  popullin amerikan, së bashku të vendosur do të luftojmë, kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që po vazhdon t’i cenoj vlerat universale njerëzore dhe të kombeve  që luftojnë për liri dhe pavarësi”, është shprehur Begaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë të…