Begaj priti në takim nxënësit e “Bajram Currit” nga Drenoci

13 nëntor 2018 | 14:03

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, kanë pritur në një takim, nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri” nga Drenoci.

Kjo vizitë e nxënësve është realizuar në kuadër të programit shkollor të kësaj shkolle. Në këtë pritje, kryetari Begaj u ka folur nxënësve për punët dhe shërbimet e institucionit të komunës, si dhe për angazhimet e komunës në raport me arsimin dhe shkollat, ndërsa ka kërkuar nga nxënësit që të mësojnë dhe të jenë shembull për në mësim dhe në aktivitete tjera edukative dhe arsimore.

Nxënësit e kësaj shkolle, në kuadër të programit të tyre përveç zyrës së kryetarit e kanë vizituar edhe Asamblenë Komunale të Malishevës, si dhe institucionet tjera kulturore dhe arsimore në qytet, ku janë njoftuar me aktivitetet e këtyre institucioneve. Nxënësit e këtyre klasave, janë shoqëruar nga drejtori i shkollës dhe mësuesit e tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një…