Begaj reagon për ndërprerjet e gjata të rrymës në Malishevë

23 nëntor 15:05

Në territorin e Komunës së Malishevës, KEDS-i është duke aplikuar ndërprerje të gjata dhe pa orar të energjisë elektrike, dhe rrjedhimisht janë duke shkaktuar probleme të mëdha, si në sektorin e biznesit, ashtu edhe në institucionet arsimore dhe në amvisëri.

Për këto ndërprerje, të premten ka reaguar kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar ndërmarrjen e masave për sanimin e kësaj gjendje.  Ai ka thënë se ndërprerjet e rrymës janë duke shkaktuar probleme në institucionet shkollore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohëve të fundit është shtuar dinamika kohore e punëve në…