
Begaj takon Zannierin, diskutojnë për zgjedhjet e 11 majit
06 maj 2025
| 11:58
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar kryesuesin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri të OSBE-ODIHR-it, Lamberto Zannier.
Ai bërë me dije se me Zannier diskutuan për zgjedhjet e 11 majit.
“Me kryesuesin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri të OSBE-ODIHR-it, Lamberto Zannier, diskutuam për zgjedhjet e 11 majit dhe rëndësinë e një procesi të lirë, të drejtë e të ndershëm”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.