Bëhen ndryshime të reja në ekzekutivin komunal të Deçanit

10 janar 2019 | 17:05

Muaji janar ka sjell ndryshime në ekzekutivin komunal të Komunës së Deçanit.

Në një takim të përbashkët me drejtorë të drejtorive komunale, kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se që nga data 9 janar në ekzekutivin komunal ka ndryshime sa i përket udhëheqësve të drejtorive komunale.

Musa Berisha është emëruar drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Më parë këtë dikaster e ka udhëhequr Ibrahim Selmonaj.

Bekim Vishaj është emëruar drejtor i Drejtorisë për Arsim, ku deri më tani këtë dikaster e ka udhëhequr Qazim Maloku.

Leonora Ukëhajdaraj është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Kulture, Rini dhe Sporte, ku deri më tani ky dikaster është udhëhequr nga Faik Doda, i cili tashmë është emëruar këshilltar për Kulturë, Rini dhe Sporte.

Ndërsa në dikasteret tjera vazhdojnë të udhëhiqen nga drejtorët të cilët kanë qenë të emëruar deri më tani. “Drejtoria për Zhvillim Ekonomik udhëhiqet nga Fitore Shala, Drejtoria për Administratë Komunale udhëhiqet nga Jashar Dobra, Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural udhëhiqet nga Nasim Haradinaj, Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë udhëhiqet nga Agron Muslijaj, Drejtoria për Inspeksion udhëhiqet nga Halil Tolaj, Drejtoria për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, Drejtoria për Bungjet dhe Financa nga Agron Demukaj, dhe Drejtoria për Urbanizëm nga Ramë Melaj”, është thënë në njoftimin për media të Komunës së Deçanit.

/Epoka e re/

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë stinë të ftoftë dimri, Drejtoria e Integrimeve Evropiane…