Sigurohet strehim për familjen Cerroviku

10 janar 17:03

Në këtë stinë të ftoftë dimri, Drejtoria e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale në Mitrovicë i ka dalë në ndihmë të enjten familjes Cerroviku, duke ia siguruar strehimin e përkohshëm, deri në një zgjidhje të përhershme.

Drejtoresha e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale në Mitrovicë, Nazan Kërveshi, ka bërë me dije se në qytetin e Mitrovicës është një numër i madh i familjeve që jetojnë me gjendje të rëndë sociale.

Ajo ka thënë se me gjithë buxhetin e kufizuar, drejtoria që ajo udhëheq ka gjetur mundësinë që familjes Cerroviku t’i  bëjë një zgjidhje të përkohshme duke iu siguruar strehimin e nevojshëm për këtë sezon dimëror.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara