Edi Rama: Gent Cakaj është një mijë herë më i ditur se Ilir Meta

10 janar 2019 | 17:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë përfshirë në një sërë replikash të ashpra, pasi ky i fundit ka vendosur të mos e dekretojë Gent Cakajn në postin e ministrit të jashtëm.

Në Rama ka thënë se Gent Cakaj është një mijë herë më i ditur se Meta.

“Që presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë Qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar Kosovës. Pupupu”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratës se…