Bëhet drejtor, aty ku e humbi babanë

15 janar 2024 | 00:43

Nga e premtja, edhe zyrtarisht siguroi ulësen e të parit të “Trepçës”.

Udhëheqja e ndërmarrjes metalurgjike, sa është përgjegjësi për mitrovicasin Bashkim Kurti po aq edhe emocion, pasi i njëjti është bir minatori që më 1987 vdiq brenda minierës.

Pas gati 4 dekadave nga vdekja aksidentale e Qamil Kurtit bashkë me një koleg të tij, 48 vjeçari është krenar për pozitën e fituar.

Si shef i ri e me përvojë profesionale mbi 24 vjeçare, Kurti zotohet se do ta kthejë ndërmarrjen në profitabile, pa anashkaluar përkrahjen e “luanëve të nëntokës” siç ky i quan minatorët.

Koordinim e rezultate të mira, presin edhe minatorët sindikalistë që drejtorit të ri ia njohën edhe babain e ndjerë.

Mandatin tre vjeçar për të cilin thotë se nuk munguan urimet e shumta, Kurti do ta marrë ditëve në vijim, pasi ta dorëzon pozitën e kryeshefit në ujësjellësin e Mitrovicës.

https://youtu.be/LCcND46fNg4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romeo Veshaj është vënë në siklet nga pyetjet e banorëve…