Bëhet promovimi i projektit REBUS në Universitetin “Kadri Zeka”

17 prill 2018 | 15:15

Të martën është bërë promovimi i aktiviteteve të projektit ERAMSUS+ REBUS në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dukagjin Leka, në emër të rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka përshëndetur të pranishmit.

Duke folur për projektet e UKZ-së dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Leka ka inkurajuar stafin akademik e administrativ si dhe studentët e UKZ-së që të jenë pjesë e rritës së Universitetit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe arritjes së rezultateve edhe më të mëdha në të ardhmen.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Xhevdet Thaqi, në cilësinë e partnerit në këtë projekt të programit ERASMUS+, ka theksuar se ka realizuar dhe synon të realizojë objektivat e projektit REBUS duke bashkëpunuar me universitetet tjera partnere në këtë projekt, me qëllim të zhvillimit të aktivitetit në fushën e aftësimit të studentëve të kompjuteristikës për ndërmarrësi, kompetente dhe digjitalizim të shërbimeve dhe aktiviteteve biznesore.

Gjithashtu dekani Thaqi ka njoftuar se është hapur thirrja për zgjedhjen e 13 studentëve të UKZ-së për vizitë studimore në Graz të Austrisë në kuadër të projektit REBUS

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim…