UPZ-ja dhe AKP-ja arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

17 prill 2018 | 15:06

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim me Agjencinë e Privatizimit të Kosovës (AKP) për angazhimin e studentëve të këtij universiteti për punë praktike në këtë institucion.

Marrëveshja përkatëse është nënshkruar të martën gjatë takimit që rektori i UPZ-së, Ramë Vataj ka realizuar me drejtorin menaxhues të AKP-së, Ekrem Hajdari.

Rektori Vataj e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për studentët e UPZ-së, arritjen e kësaj marrëveshje.

Me këtë rast, AKP-ja ka shfaqur përkushtimin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e nivelit të përgjegjësisë sociale duke përkrahur avancimin e dijës praktike të komunitetit studentor.

Veç kësaj, AKP-ja vazhdon të kontribuojë në zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë kosovare dhe dëshmon rolin e saj pozitiv dhe të hapur ndaj iniciativave të reja dobiprurëse.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,…