Bëhet riinxhinjerimi i Zyrës Kadastrale Komunale Vushtrri

22 mars 2019 | 11:45

Duke aspiruar ngritjen e kualitetit të shërbimeve të cilat Zyrat Kadastrale Komunale ofrojnë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka trajtuar secilën mënyrë për ofrimin e ndihmës adekuate për këto zyra.

Kjo është arritur si përmes investimeve në trajnime për stafin komunal që kryen punë kadastrale po ashtu edhe përmes investimeve të drejtpërdrejta në ngritjen e kapaciteteve teknologjike dhe profesionale nëpër Zyrat Kadastrale Komunale.

Së fundmi Agjencia Kadastrale e Kosovës me përkrahje të Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartveket” ka financuar riinxhinjerimin e Zyrës Kadastrale Komunale në Vushtrri.

Si pjesë e investimeve të cilat janë mbuluar me projektin e riinxhinjerimit të Zyrës Kadastrale Komunale në Vushtrri janë punët renovuese, sistemi i ri i nxehjes, ventilimi ri, mbrojtja nga zjarri, arkivi, orenditë, dhe pajisjet e TI-së të cilat nevojiten për të siguruar një rrjedhë efikase të punës për stafin e Zyrës Kadastrale Komunale.

Objektiv i riinxhinjerimit është që të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve dhe të përdoret organizimi i ri me zyrë pritëse/operuese dhe procedurat e standardizuara, në mënyrë që transaksionet të jenë më sistematike, efikase dhe transparente.

AKK-ja deri më sot ka investuar në riinxhinjerimin e 20 Zyrave Kadastrale Komunale në territorin e Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me…