Shkolla ‘Ismet Jashari – Kumanova’ në Temeqinë pajiset me inventar

22 mars 2019 | 11:44

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, dhe donatorin, Burim Hazrolli nga fshati Banjë, kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët ‘Ismet Jashari – Kumanova’ në  Temeqinë.

Begaj ka shprehur falënderimin për Burim Hazrollin për kontributin që po e jep në inventarizimin e shkollave me, banka, karrige, me mjete kuzhine për shkolla, kompjuterë dhe në lidhje bashkëpunimi me komuna të shtetit gjerman si Komuna e Wagenhofen nga rrethina e qytetit të Munihut.

Ndërsa drejtori i DAE-së në Malishevë, Blerim Thaçi, ka kërkuar nga udhëheqja e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit për një punë edhe më të shtuar dhe më cilësore në mësimnxënie dhe mësimdhënie, pasi sipas tij shkolla së shpejti do të pajiset edhe me mjete digjitale të informatikës dhe kabinete të lëndëve shkencore, që do t’u mundësojnë nxënësve që të jenë konkurrent me të tjerët edhe në tregun e punës për të ardhmen.

Këtë donacion për SHFMU ‘Ismet Jashari – Kumanova’ e ka dhënë komuna Wagenhofen nga rrethina e qytetit të Munihut, për institucionet arsimore në Komunën e Malishevës.

Donacioni u ndihmua nga dirma “Hazrolli” nga fshati Banjë, e cila vepron në Gjermani.

Ndërsa transportin e këtij donacioni e ka ndihmuar Komuna e Malishevës. Kjo ishte vetëm pjesa e parë e donacionit, kurse pritet shumë shpjet edhe pjesa e dytë e donacionit nga po e njëjta firmë dhe donator.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në metropolin amerikan Nju Jork u përurua struktura gjigante me…