Bëhet thirrje për dhurim të gjakut në Kosovë

02 maj 2021 | 13:52

Të shpeshta janë rastet kur shohim se kërkohet dhurim i gjakut për pacientë të ndryshëm anembanë Kosovës.

Por, nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë theksuar se së fundi mungesa e furnizimit me gjak është rritur.

Të njëjtit kanë ftuar të gjithë personat vullnetare të dhurojnë gjak, në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që t’iu dalim në ndihmë pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës.

“Meqenëse jemi në kohë pandemie dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetar te gjakut. Duke i marrë parasysh edhe këto ditë feste, dhe numrit të shtuar të kërkesave mungesa e gjakut po rritet. Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë  të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që të iu dalim në ndihmë pacientëve të shtrirë nëpër spitalet tona. Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00”, është thënë në kërkesën e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës si duket do të ketë në pronësi…