Bëhet zëvendësimi i dritave të ndriçimit publik në Prishtinë

10 shtator 2018 | 15:16

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është duke bërë zëvendësimin e dritave të ndriçimit publik dhe atë nëpërmjet energjisë së ripërtërishme.

“Dritat e vjetra të ndriçimit publik po i zëvendësojmë me drita që funksionojnë përmes energjisë së ripërtërishme. Po kujdesemi që zgjerimi i mëtejshëm i rrjetit të ndriçimit publik, të bëhet në të njëjtën formë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, është asfaltuar rruga…