Behrami i PDK-së kërkon hetim për dyshimet mbi votat e diasporës

18 qershor 2026 | 10:56

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kërkuar nga Prokuroria që të zhvillojë një hetim të plotë lidhur me pretendimet për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave të diasporës.

Behrami ka deklaruar se gjatë gjithë procesit ka pranuar ankesa nga numëruesit për zarfa të hapur, zarfa të dyshimtë dhe dyshime për mundësi manipulimi të votave.

Ai ka ftuar të gjithë personat që kanë parë, verifikuar apo posedojnë informacione për parregullsi të mundshme që t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente.

Sipas tij, integriteti i procesit zgjedhor duhet të mbrohet dhe çdo dyshim duhet të sqarohet përmes një hetimi transparent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane vazhdoi të shkruajë histori me Anglinë në ndeshjen…