
Behrami për Kurtin: Mund të hyjë në histori për vonesat më të mëdha të krijuara në emërimin e një kryeparlamentari
28 prill 2025
| 11:22
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka shkruar “Facebook” në lidhje me vonesat që janë krijuar për emërimin e kryetarit të Kuvendit.
Behrami ka thënë se meqë Kosova nuk ka siguruar asnjë vend në histori, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kësaj radhe e ka një mundësi të artë që të hyjë në histori botërore për vonesat më të mëdha të krijuara në emërimin e një kryeparlamentari.
“Deri më tani këtë rekord e mban procesi i emërimit të Nathaniel P. Banks si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në 1855-1856, i cili zgjati rreth dy muaj, ku ishin mbajtur mbi 133 seanca”, ka shkruar Behrami.