Behrami: Qeveria Kurti ofron ‘transparencë’ vetëm rreth financimit për krerët e UÇK-së, për të tjerat paguajnë dënime

05 nëntor 2025 | 21:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar Qeverinë në detyrë Kurtipër qasje selektive në raport me transparencën institucionale, duke e cilësuar këtë si një mjet për të demonizuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Në emisionin “Rubikon”, Behrami tha se ekzekutivi aktual është “transparente vetëm kur gazetarët kërkojnë të dhëna për financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së” – duke shtuar se në këto raste “brenda dy minutave i kanë të dhënat gati”.

Sipas deputetit të PDK-së, sjellja e qeverisë aktuale ndaj kësaj çështjeje është pjesë e një fushate të qëllimshme për të dëmtuar imazhin e ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe për të krijuar ndarje në opinionin publik.

“Qeveria Kurti është transparente vetëm kur gazetarët kërkojnë financimin për krerët e UÇK-së – brenda dy minutave i kanë të dhënat. Kur kërkojnë keqpërdorimet e Prindon Sadriut, edhe në gjykatë shkojnë, e paguajnë edhe dënimin me 15 mijë euro dhe nuk i dërgojnë të dhënat për t’i bërë publike. Qëllimi është i qartë: prej ditës kur janë bërë publike financat për krerët e UÇK-së, ka vazhduar demonizimi sistematik ndaj tyre, kanë vazhduar komentet dhe është nxitur urrejtja.” – tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga…