Behrami reagon për fotografinë e Thaçit në bodrumin e MPJD-së: Asnjëherë nuk mund ta përlyni

11 mars 2026 | 13:07

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi ishte hedhur në mbeturina në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Behrami ka thënë se nuk mund të përlyhet kontributi i Thaçit.

“Kot e keni! Asnjëherë nuk mund ta përlyni kontributin historik të Presidentit Thaçi. A po e shihni që edhe në moçalin institucional që e keni krijuar, fotografia e tij po shkëlqen”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te skuadra e Juventusit janë të zhgënjyer me Edon Zhegrovën…