“Calciomercato”: Juventusi do ta shesë Zhegrovën në verë
Te skuadra e Juventusit janë të zhgënjyer me Edon Zhegrovën dhe ekipi italian po mendon ta shesë sulmuesin e krahut në fund të sezonit.
Mediumi italian “Calciomercato” ka shkruar se Zhegrova së bashku me Jonathan Davidin dhe Lois Opendan, janë ndër zhgënjimet më të mëdha të Juventusit këtë sezon, për të mos thënë pothuajse dështime të plota.
Pavarësisht, gjendjes fizike që ndikoi në përgatitjen e tij është thënë se Zhegrova i ka zhgënjyer pritjet e larta të klubit nga Serie A e Italisë.
Numrat flasin vetë: 20 paraqitje, përfshirë vetëm një ndeshje si titullar, asnjë gol, asnjë asistim, gjithsej 445 minuta në fushë apo mesatarisht 20-të minuta për ndeshje.
Zhegrova ka pasur edhe paraqitje të mira, por në klub kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje me të përfunduar sezoni aktual pasi tashmë po vlerësojnë ofertat e mundshme. Krahas Evertonit është thënë se interesim për Zhegrovën ka edhe nga Ligue 1 e Francës dhe Superliga e Zvicrës për 26-vjeçarin që vitin e shkuar është transferuar te Juventusi nga Lille për 20 milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2030.



