Bekaj: Ka ardhur koha ta mposhtim Feronikelin

06 nëntor 2019 | 12:02

Sot nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja derbi në mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Prishtina ka pësuar humbje në dy përballjet e fundit nga “Nikli”, por portieri Visar Bekaj është optimist se kësaj radhe fitore do të shënojë Prishtina.

“Shpresoj shumë se bashkëlojtarët e fazës së sulmit ta gjejnë golin kundër një kundërshtari të fortë siç është Feronikeli. Është fakt që ‘Nikli’ na ka mposhtur në dy duelet e fundit, por para saj ne kishim nëntë ndeshje pa u mposhtur ndaj tij. Me gjithë respektin maksimal si ekip i mirë dhe kampion aktual, ka ardhur koha që ne tani ta mposhtim dhe ta vazhdojmë rrugën drejt kreut të tabelës”, ka thënë Bekaj për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane…