Mbi 600 kompani shqiptaro-gjermane pjesë e Kongresit të dytë ekonomik në Frankfurt (Video)

06 nëntor 2019 | 11:58

Në Kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që do të mbahet më 9 dhe 10 nëntor në Frankfurt të Gjermanisë pritet të marrin pjesë mbi 600 biznese të fuqishme shqiptare dhe gjermane.

Në kuadër të këtij forumi ekonomik, do të mbahet edhe një panair me qëllim që t’i jepet hapësirë prodhuesve nga Kosova për tregun e Evropës dhe të Gjermanisë.

Anëtari i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Vëllaznim Kelmendi në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se një numër të madh të firmave gjermane do të jenë në kongres, ku deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen shumë afaristë shqiptarë që janë anëtarë të Unionit, po ashtu edhe shumë firma gjermane dhe shqiptare që janë në Gjermani.

Kelmendi ka ftuar të gjitha kompanitë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës që të marrin pjesë në Kongresin e Frankfurtit për të shkëmbyer idetë dhe kapitalin e tyre me biznesmen të suksesshëm.

Përfaqësuesi i kompanisë “Kelmendi GmbH”, Vëllaznim Kelmendi, ka thënë se si gjithmonë Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane si një urë lidhëse për bizneset ka ftuar në këtë Kongres edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit.

Përveç panairit në kongresin e Frankfurtit do të ketë edhe një takim B2B më prodhues të ndryshëm, më qëllim që t’u hapen dyert firmave nga Kosova.

Kelmendi ka pohuar se do të ketë kompani shumë të fuqishme gjermane që do të marrin pjesë në këtë Kongres dhe prodhues të shumtë nga Gjermania.

Ai ka theksuar se deri më tani janë 60 kompani që kanë konfirmuar ardhjen nga Kosova, që janë kryesisht prodhues.

Duke parë rëndësinë e Kongresit të dytë ekonomik që do të mbahet në Kongreshaus der Mese, Kap Evropa në Frankfurt, GIZ-i gjerman ka përkrahur Unionin me një shumë të konsiderueshme rreth 42 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Pejë ka hapur zyrën e saj…