Policia bëhet me zyrë në stacionin e autobusëve në Pejë

06 nëntor 2019 | 11:52

Policia e Kosovës në Pejë ka hapur zyrën e saj në stacionin e autobusëve në këtë qytet.

Kjo është bërë me dije në kuadër të implementimit të strategjisë “Policimi në Bashkësi”.

Në këtë zyrë do të qëndrojnë zyrtarët policorë sipas orarit fleksibil, për të parandaluar incidentet dhe për një bashkëpunim më të mirë me qytetarët, ka njoftuar policia.

Hapësirat e stacionit të autobusëve në Pejë janë shumë të frekuentuara. Në të kaluarën ka pasur edhe incidente në mes të rinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka treguar se si…