Labi lavdëron Agim Aliun: E ka shndërruar Ferizajin në një Paris të dytë

05 korrik 2025 | 17:21

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, i njohur si Labi, i ka thurur lavde kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij, Labi ka vlerësuar lart punën e Aliut, duke e cilësuar si “model të qytetarisë së mirë” dhe duke thënë se Ferizajn e ka shndërruar në një “Paris të dytë”.

Ja çfarë ka shkruar ai:

**“Vëmendje!

Ai e bëri Ferizajn një Paris të dytë, ashtu siç e kam ëndërruar dhe siç e quaj unë Ferizajn – Parisi ynë.

Kështu që, veç me i thanë ‘punë të mbarë’ mjafton. A për ta sfiduar, mos u mundoni kot, se ai i shërben qytetit dhe qytetarëve, dhe nuk i shërben vetes së tij dhe partisë më shumë sesa vendlindjes së tij.

Çdo politikan duhet të ishte kështu, sepse mandatet ikin, ndërsa historia shkruhet me vepra të mëdha.

Emri i tij është:

AGIM ALIU – MODELI I QYTETARISË SË MIRË

Të lumtë, gjigant – kryetar i tanishëm dhe i ardhshëm përsëri!

Ferizajas të dashur, këtu në Facebook-un tim po mungojnë urimet e sinqerta për këtë projekt madhështor dhe lehtësues për qytetin tonë… 😊

Me dashuri,

Labi – Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati, Naim Rudari, ka thënë se Naim Bazaj është liruar…