
Avokati Naim Rudari: Naim Bazaj është lëshuar në shtëpi pas arrestimit
Avokati, Naim Rudari, ka thënë se Naim Bazaj është liruar për në shtëpi pas arrestimit nga Policia e Kosovës. Rudari ka thënë se Bazajt nuk i është caktuar paraburgim dhe se është liruar në shtëpi.
“Nuk iu ka caktu paraburgimi, është lëshu në shpi”, ka thënë Rudari.
“Naim Bazaj SHKON në shtëpi. Pretendimet fillestare e ngarkesa e rëndë ndaj tij, shpejt ZBEHEN në Gjykatë!!!”, ka shkruar Rudari në facebook.
Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai po dyshohet për “detyrim” dhe “prezantim të rremë” dhe në nën dyshimin për këto vepra, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij ku ka gjetur shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.
“Prishtinë 04.07.2025 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.