Hummels tregon se si e përmbysi rezultatin Dortmundi ndaj Interit

06 nëntor 2019 | 11:52

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka treguar se si arriti skuadra gjermane të përmbys rezultatin nga 0-2 në 3-2 në ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi gjerman bëri me dije se në dhomat e zhveshjes folën për mënyrën se si mund ta përmbysnin rezultatin që në fund e arritën me sukses.

“Interi ishte vrasës në kundërsulm dhe na shënoi dy gola me vetëm dy goditje. Ne nuk e bëmë këtë gjë në pjesën e parë. U lamë më shumë hapësira sa duhet, por në pjesën e dytë bëmë një ndeshje vërtet të shkëlqyer dhe fantastike. Folëm me njëri-tjetrin në pushim dhe thamë se duhet të vazhdonim të luanim siç kishim bërë më parë me topin, por duhet të krijonim më shumë raste për t’i shndërruar në gol. E dija që do të bënim një ndeshje të mirë dhe jam krenar për skuadrën”, ka thënë Hummels.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bayer Leverkusenit është në kërkim të fitores së…