Leverkuseni kërkon pikët e para

06 nëntor 2019 | 11:38

Skuadra e Bayer Leverkusenit është në kërkim të fitores së parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjermane nga tri ndeshje nuk ka grumbulluar asnjë pikë dhe synon që këtë “mallkim” ta thyejë në ndeshjen që e zhvillon sonte (e mërkurë) kundër Atletico Madridit në “BayArena”.

Leverkuseni ka pësuar humbje nga tri skuadrat e Grupi D dhe gjasat për ta siguruar kualifikimin në raundin tjetër thuajse janë të pamundura, derisa Atletico Madridi kërkon fitore edhe në Gjermani në mënyrë që të jetë në garë me Juventusin për pozitën e parë në grup.

Ndeshje e vështirë e pret edhe “Zonjën e Vjetër”, sepse i shkon Lokomotiv Moscowit në Rusi. Në Grupin A Real Madridi në ndeshjen e kaluar ka shijuar fitoren e parë me rezultat minimal ndaj Galatasarayt (0-1) dhe sërish synon tri pikë të reja për ta forcuar pozitën e dytë në grup, njëkohësisht për të pritur ndonjë gabim eventual nga PSG-ja që është e para. Francezët e presin skuadrën e Club Brugge me të cilën dy javë me parë arritën të dalin triumfues me rezultat të thellë 0-5.

Në Grupin B Bayern Muncheni e pret fitoren e radhës ndaj Olympiacosit dhe kalimin në fazën tjetër, kurse për tri pikë luan edhe Tottenhami në Serbi ndaj Crvena Zvezdas. Në Grupin C Manchester City e ka “blinduar” pozitën e parë dhe përballjen e radhës e zhvillon ndaj Atalantas në Itali, kurse dy skuadrat që po shtyhen për pozitën e dytë, Dinamo Zagrebi dhe Shakhtari, takohen në Kroaci.

Grupi A

21:00 PSG – Club Brugge
21:00 Real Madrid – Galatasaray

Tabela

  1. PSG                        3 9 pikë
    2. Real Madrid     3 4
    3. Club Brugge     3 2
    4. Galatasaray      3 1

Grupi B

18:55 Bayern M. – Olympiacos
21:00 Crvena Zvezda – Tottenham H.

Tabela

  1. Bayern M.                 3 9 pikë
    2. Tottenham           3 4
    3. Crvena Zvezda    3 3
    4. Olympiacos          3 1

Grupi C

21:00 Atalanta – Manchester City
21:00 Dinamo Zagreb – Shakhtar D.

Tabela

  1. Man City                  3 9 pikë
    2. Shakhtar              3 4
    3. Dinamo Z.           3 4
    4. Atalanta               3 0

Grupi D

18:55 Lokomotiv M. – Juventus
21:00 Bayer Leverkusen – Atletico M.

Tabela

  1. Atletico M.              3 7 pikë
    2. Juventus             3 7
    3. Lokomotiv M     3 3
    4. Leverkusen        3 0

/Epoka  e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…